Telegrafi

Nokia përshëndetet me përdoruesit, ndryshon emrin në Microsoft Mobile

Sipas një raporti të fundit, thuhet njësia e telefonave mobil Nokia, e cila aktualisht njihet si Nokia Oy, do të riemërohet për ta marrë emrin Microsoft Mobile Oy.

Lajmi është bërë i ditur përmes një letre e cila i është dërguar partnerëve të jashtëm të Nokia Oy.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Microsoft do ti marrë përsipër të gjitha përfitimet, të drejtat dhe obligimet e njësisë “Nokia Devices and Services”, dhe kushtet që ju i keni aktualisht, nuk do të ndryshojnë, thuhet në letër. / Telegrafi /