Telegrafi

Nokia përgatit tablet?

Prodhuesi finlandez i celularëve sipas pohimeve është vendosur për ARM, kështu që tableti do të duhej të punojë me procesorin dybërthamësh të Qualcomm. Diagonalja e ekranit pritet të jetë dhjetë inç, e fillimisht do të prodhoheshin 200,000 pajisje prodhimi i të cilave do të bëhej me outsourcing përmes kompanisë Compal. Shitja e tabletit të Nokias do të filloj kah fundi i vitit, thonë burimet. Nëse prodhuesi finlandez arrin të kombinoj dizajnin e lavdëruar nga Lumia 800/900 me Windows 8, pritet kërkesë e lartë për pajisjen.

CEO i Nokias Stephen Elop në disa raste ka deklaruar se kompania tregun e tabletëve po e sheh si një shans në të cilin do të mund të kapitalizonin. Zyrtarisht nga Nokia kanë porositur se edhe më tutje janë duke e vështruar treun e tabletëve me interesim, por se ende nuk kanë ndonjë lajmërim për ta bërë. /Telegrafi/