Telegrafi

Nokia përgatit modelin e ri, Lumia 630

Me sa duket, Nokia Lumia 630 do të vijë në ngjyra të ndryshme, duke përfshirë ngjyrën e zezë, të bardhë, të portokalltë dhe të gjelbërt.

Lumia 630 do të posedojë procesorin e Qualcomm, Snapdragon 400 si dhe 1GB RAM. Telefoni i ri i Nokia-së gjithashtu posedon edhe dy kamera, edhe pse në këtë moment ende nuk dihet asgjë për kapacitetin e tyre, apo teknologjinë në të cilën bazohen.

Pritjet janë që Nokia Lumia 630 të bëhet zyrtar gjatë muajit të ardhshëm, dhe që telefoni të bazohet në versionin e ri të sistemit operativ mobil, Windows Phone 8.1./ Telegrafi /