Telegrafi

Nokia përgatit 40 modele të reja të telefonave

Tani, me qëllimin që ta ndalojë këtë trend negativ të shitjes, Nokia ka planifikuar që gjatë këtij viti të bëjë disa veprime agresive, dhe kjo fillimisht do të ndodhë në tregun indian, i cili është prekur më së shumti nga konkurrenca.

Gazeta hinduse, Hindustan Times ka cituar burimet e saj jo-zyrtare, të cilat thonë se Nokia do të lansojë më shumë se 40 modele të reja të telefonave, pjesa më e madhe prej të cilave do të jenë telefona të mençur mobil.

"Do të lansojmë më shumë se 40 modele të reja të telefonave mobil, 30 për qind prej të cilëve do të jenë telona të mençur mobil.

Burimi i njëjtë i informacionit thotë se në mesin e modeleve të reja do të ketë edhe telefona të cilët do të dedikohen për argëtim, ndërsa një pjesë do të kushtohet edhe për konsumatorët e biznesit. / Telegrafi /