Në intervistën dhënë për Guardian, Ahtisaari tha se planifikojnë të vazhdojnë në drejtimin minimalist, e një nga qëllimet është mënjanimi i çfarëdo pjesëve të lëvizshme nga celulari. Gjithashtu, një nga mundësitë është edhe oferta e pajisjeve pa kurrfarë konektorëve, kështu që Nokiat e ardhshme pritet të kenë edhe mbushjen pa tela.
Për sa i përket NFC-së, duhet pritur që Microsoft të ofroj përkrahjen për këtë teknologji. Nga kompania edhe më herët kanë publikuar se përkrahja do të arrij më së voni kah fundi i vitit. Modeli N9 i Nokia, që ka sistemin operativ MeeGo, tashmë ka përkrahjen për NFC. /Telegrafi/