Telegrafi

Nokia – pa plan B

Më saktë, nënpresidenti i kompanisë Victor Saejis tha për një gazetë suedeze se plani B është që të ketë sukses plani A. Gjithashtu, ai u shpreh i kënaqur me rezultatet e deritashme, e mbi një milion Windows Phone pajisje të shitura brenda tregut mjaftë të kufizuar e konsideron fillim të mirë. Smartphonët e tyre Lumia ia sollën vëmendjen aq shumë të nevojitur për platformën e Microsoftit, e në disa tregje, për shembull në Suedi dhe Finlandë, ata janë ndër pajisjet më të shitura.

Nënpresidenti vazhdoi duke thënë se, për ndryshim nga politika e mëhershme, vëmendje dukshëm më të madhe po ia kushtojnë tregut amerikan. Ai mendon se, për të pasur sukses në nivel global, më së pari duhet të arrijnë sukses në SHBA. /Telegrafi/