Telegrafi

Nokia nuk është në shitje

Fillimisht, thuhej se Microsoft është njëra ndër kompanitë e interesuara për blerjen e Nokia’s, ndërsa më pas ishte thënë se edhe Samsung ka hyrë në garë për ta blerë liderin botëror të telefonave mobil.

Mirëpo, drejtori i ri i Nokia’s, Stephen Elop e ka konfirmuar se Nokia nuk është në shitje, gjatë një fjalimi të tij të mbajtur në Open Mobile Summit në Londër.

Lidhur me këto thashetheme, ai ka thënë shkurt “Përgjigja ime më e thjeshtë është kjo. Të gjitha këto thashetheme janë të pabaza”.

Mirëpo, përkundër mohimeve të këtyre të thënave, nuk do të ishte e palogjikshme që Microsoft të shtojë në linjën e saj të biznesit, edhe njësinë e telefonave mobil. / Telegrafi /