Telegrafi

Nokia Normandy do të bazohet në Android

Modeli i ri i telefonit të Nokia-së thuhet se është krijuar për të qenë një alternativë e re e telefonave të lirë të linjës Nokia Asha.
Nokia Normandy bazohet në ndërfaqen rrënjësisht të ndryshuar të Android – ngjashëm sikurse tableti i Amazon, Kindle Fire.

Sistemi operativ do t’i mundësojë pajisjes të përdor aplikacionet e famshme të Android, për t’i kompensuar aplikacionet të cilat mungojnë në linjën e telefonave Nokia Asha.

Nokia Normandy thuhet se do të debutojë në treg dikur gjatë vitit 2014. Me blerjen e kompanisë Nokia nga gjiganti Microsoft, telefonat e Nokia-së thuhet se janë larg konkurrencës, edhe pse pritet që kompania tani të sjell ndryshime të reja për të mbetur relevante në treg. / Telegrafi /