Telegrafi

Nokia N9 me ngjyrë të bardhë

Tani, Nokia ka njoftuar se do të lansojë në treg versionin e Nokia N9 me ngjyrë të bardhë, mirëpo këtë e ka bërë pa dhënë detaje për ndonjë datë të mundshme se kur mund të ndodhë kjo.

Bashkë me versionin me ngjyrë të re, Nokia N9 gjithashtu do të ketë edhe një freskim në softuer, si dhe disa funksione të reja shtesë, të cilat janë të numër të konsiderueshëm.

Megjithatë, besohet se Nokia N9 me ngjyrë të bardhë do të lëshohet në treg para fundvitit, ndërsa nuk janë dhënë detaje të çmimi për modelin e ri, me 64GB hapësirë të brendshme. / Telegrafi /