Telegrafi

Nokia ‘muzikor’ me çmim të lirë

Që në shikimin e parë te Nokia i ri me shifër X1-00 bëhet e qartë se bëhet fjalë për një telefon celular ‘muzikor’.

Pjesa e pasme e tij është e rezervuar për altoparlantin e madh, anash janë të vendosur tre butonë kontrollues, ndërsa aparati përmban vrimë 3.5 milimetërshe për dëgjueset.

Telefoni funksionon me sistemin operativ të Nokias, Series 30, i cili ofron edhe funksionet bazë, siç është kalendari, ora, kalkulatori dhe të ngjashme, mirëpo Nokia X1-00, nuk bën pjesë në telefonat seriozë. Ndërsa një shembull për këtë është edhe çmimi që pritet të jetë rreth 35 euro.

Dimensionet e këtij Nokia ‘muzikor’ janë 112.2 x 47.3 x 16 milimetra, ndërsa peshon 91 gramë.

Nokia X1-00 pritet të dalë në treg gjatë muajit prill. /Telegrafi/