Telegrafi

Nokia mendon të lansojë tablet?

Sipas Financial Times e cila citon drejtorin e kompanisë, Stephen Elop, thuhet se Nokia është duke konsideruar mundësinë e depërtimit edhe në tregun e tabletëve me Winows 8.

Madje, ky hap shihet si një potencial shumë i mirë nga udhëheqësi kryesor i kësaj kompanie.

“Njëra prej gjërave me të cilët ne jemi shumë të kënaqur është përkrahja që ka marrë platforma Windows Phone, dhe Windows 8 për tabletët dhe kompjuterët personal” ka thënë Elop.

“Nëse mendoni për përvojën e re që përdoruesit do ta kenë në pajisjet mobile si Nokia Lumia, apo edhe tabletët dhe kompjuterët personal në të ardhmen, ju e vëreni sinergjinë e cila krijohet gjithandej. Prandaj, kjo paraqet një mundësi të mirë për Nokia’n” është shprehur ai.

Pas këtyre deklarimeve, me siguri se shumë njerëz presin që të shohin pajisjet e reja të Nokia’s në Windows 8, apo tabletët të cilët do të ofrohen nga kjo kompani. / Telegrafi /