Telegrafi

Nokia me telefona të mençur Windows Phone 7?

Tani, sipas Tech  Radar thuhet se para datës 11 shkurt, Nokia do ta bëjë zyrtare informatën për telefonat e saj Windows Phone, ndërsa pikërisht në këtë ditë drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie do ta mbajë një fjalim në Londër, në një ngjarje e cila konsiderohet edhe si pikënisje për lansimin e këtyre telefonave të mençur nga kompania finlandeze.

 Për momentin, Nokia ka ngecur me sistemin e saj operativ Symbian, i cili me sa duket nuk po funksionon edhe aq mirë, të paktën në sytë e përdoruesve të cilët janë kthyer kah Android dhe iOS.

Mirëpo, kjo mund të jetë pikërisht arsyeja e cila do ta shtyjë Nokia’n të ri-modelojë biznesin e saj të telefonave dhe sistemin operativ që këto pajisje do ta mbajnë.

Për më shumë, deklarata e Nokia’s se nuk planifikon të ketë pajisje mobile në Android na shtyn edhe më shumë të mendojmë se ky prodhues i është drejtuar pikërisht sistemit operativ të kompanisë Microsoft, i cili nuk ka shumë kohë që është lansuar dhe për momentin po ecën me hapa më të ngadalshëm se sa konkurrentët e saj në treg. / Telegrafi /