Telegrafi

Nokia më nuk është më e vlefshmja

Sot në bursë Nokia vlen 15.3 miliard euro me cilën gjë u vendos në vendin e dytë të listës së kompanive më të vlefshme finlandeze. Vendin e parë me vlerën prej 16.2 miliard dollarë ia mori kompania për energjetikë Fortum. Për krahasim, së voni është raportuar se vlerën e tregut të Apple është 417 miliard euro.

Koncerni suedez bankar Nordea dhe gjiganti i telekomunikimeve Telia-Sonera vlejnë 27.5, respektivisht 22.6 miliard euro. Pas Nokias në listë ndodhen edhe kompania për financa Sampo me vlerën e tregut prej 12.1 miliard euro, dhe kompania Kone për prodhimin e elevatorëve me vlerën prej 10.9 miliard euro. /Telegrafi/