Telegrafi

Nokia me një tablet dhe telefon të ri

Dhe tani është llogaria e famshme në Twitter, @evleaks ajo që ka publikuar disa detaje më konkrete për telefonat e rinj të Nokia-së, për të cilat thotë se do të prezantohen në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, gjatë muajit shkurt. 

Sipas @evleaks thuhet se Nokia do të prezantojë modelin me fokus në kamerë, Lumia 1820 si dhe tabletin e ri, Nokia Lumia 2020.
Lumia 1820 pritet të jetë pasardhës i telefonit-kamerë Lumia 1020, i cili do të vijë më mbështjellësin e metaltë.

Ndërsa tableti me ekranin me diagonalen prej 8-inç, Lumia 2020,do të sjell procesorin e fuqishëm Snapdragon 800 me ekranin në 1080p dhe ppi më të madhe sesa Lumia 2520.

Megjithatë, asnjëra prej këtyre modeleve të përfolura të pajisjeve mobile nuk janë të konfirmuara nga Nokia, prandaj duhet pritur për të dhëna zyrtare. / Telegrafi /