Telegrafi

Nokia me modele të reja të telefonave Lumia?

Nga ajo që është parë deri më tani besohet se bëhet fjalë për modelet e reja të telefonave të mençur, Nokia Lumia. 

Në ftesën e saj për publikun, Nokia ka thënë se nuk mund të tregojë se për çka bëhet fjalë, mirëpo sipas kompanisë, duhet përcjell ngjarjen për të kuptuar se çka do të jetë risia.

Premtimi i kompanisë finlandeze është se “do të jetë diçka e madhe”, dhe se detajet do t’i bëjë publike nesër në ora 9:00, sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar. / Telegrafi /