Telegrafi

Nokia Maps në Marketplace

Edhe pse aplikacioni është i bazuar mbi Ovi Maps, njërin nga shërbimet më të rëndësishëm në Symbian, me ndërfaqen në stilin Metro në tërësi i është adaptuar përdorimit në SO të Microsoftit. Aplikacioni ofron udhëzimet për lëvizjen me automobil, transportin publik ose në këmbë. Përshkrimet e lokacioneve dhe fotografive vendosen nga vet shfrytëzuesit.

Aplikacioni do të duhej të jetë në dispozicion publik menjëherë pas paraqitjes së celularëve të Nokias me Windows Phone 7 paraqitja e të cilëve pritet të mbahet qysh në fund të këtij muaji. Ndoshta këtë e sugjeron edhe rritja graduale e numrit të lajmeve që kanë të bëjnë me Nokian dhe WP7. /Telegrafi/