Telegrafi

Nokia Lumia do të jetë gjithkund!

Me një çmim prej 270 eurosh, modeli i ri i telefonit që bazohet në sistemin operativ të kompanisë partnere, Microsoft, do të jetë në dyqanet e tregjeve të Singaporit, Hong Kongut, Indisë, dhe Rusisë.

Mirëpo, kjo nuk do të jetë e tëra, pasi që Nokia ka thënë se Lumia 710 do të zgjerojë prezencën e saj në tregun global, gjatë javës së ardhshme.

Do të jetë interesante të merret vesh, nëse në këtë lansim është paraparë shpërndarja edhe në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni. / Telegrafi /