Telegrafi

Nokia Lumia 920, në Evropë gjatë nëntorit

Edhe pse këto dy modele janë konfirmuar se do të vijnë në treg, asnjë detaj nuk është dhënë për kohën e lansimit zyrtar, ndërsa tani sipas Reuters thuhet se Lumia 920 do të prezantohet në tregun evropian gjatë muajit nëntor.

Nokia Lumia 920 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje PureMotion HD+ WXGA IPS LCD me diagonale prej 4.5 inç dhe rezolucion prej 1280 x 768 pikselave, që mbështetet nga procesori dual core 1.5GHz Qualcomm Snapdragon S4.

Tani, pritet vetëm konfirmimi i datës dhe çmimi i këtij modeli, i cili do të dalë në shitje tek operatorët e ndryshëm evropian të telefonisë mobile. / Telegrafi /