Telegrafi

Nokia Lumia 900, së pari në SHBA?

Sipas disa burimeve jo-zyrtare, thuhet se AT&T është duke diskutuar me gjigantin e telefonave mobil, kompaninë Nokia, për ta sjell këtë model të ri të telefonit në tregun amerikan.

BGR thotë se Nokia Lumia 900 do të ketë shumë specifika të avancuara, krahasuar edhe me modelin paraprak, Lumia 800, ndërsa njëra prej këtyre risive do të jetë madhësia e ekranit të telefonit të ri, e cila ende nuk dihet saktë se sa do të jetë.

Bazuar në këto raporte, Nokia Lumia 900 do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, ClearBlack, ndërfaqe AMOLED, procesor një-bërthamësh me 1.4GHz, kamerën e pasme me 8MP, si dhe versionin e ri të sistemit operativ të Microsoft, Windows Phone Tango. / Telegrafi /