Telegrafi

Nokia Lumia 900 në treg më 8 prill

Ndërsa, ende nuk ka ndonjë kumtesë zyrtare nga AT&T, lajmi është konfirmuar në CNET, dhe me sa duket, Lumia 900 do të paraqitet në treg që nga 8 prilli.

Lumia 900 do të dal në shitje për një çmim prej 99.99 dollarësh, pas një kontrate dy vjeçare që një përdorues do ta bënte me operatorin.

Nëse keni harruar, Lumia 900 posedon procesorin me 1.4GHz, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në teknologjinë AMOLED ClearBack, rezolucionin 800 x 400 piksel, sistemin operativ të Microsoft, kamerën Carl Zeiss, dhe shumë specifika tjera të avancuara. / Telegrafi /