Telegrafi

Nokia Lumia 735 vjen në Evropë më 2 tetor

Modeli i ri i Microsoft Lumia 735 bazohet në Windows Phone 8.1, ndërsa Microsoft po e promovon telefonin sikur një model që do të njihet për fotografitë “selfie”.

Telefoni i ri do të jetë i pajisur me ekranin prej 4.7 inç në OLED që ka rezolucionin në HD me1280 x 720 pikel, ndërsa ofron edhe procesorin quad core 1.2GHz Snapdragon 400.

Karakteristikat tjera të Microsoft Lumia 735 përfshijnë edhe 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme me portin për microSD, që mund ta zgjerojë hapësirën e telefonit deri në 128GB.

Lumia 735 ofron edhe kamerën e përparme me 5MP për selfie, ndërsa kamera e pasme është 6.7MP me ndriçuesin LED. Telefoni ofron edhe lidhjet për rrjetet 4G LTE, WiFi dhe Bluetooth. (Telegrafi)