Telegrafi

Nokia Lumia 610

Paraqitja e linjës së telefonave Lumia befasoi për të mirë publikun, për shkak se telefonat e Nokias u dëshmuan të jenë produkt i klasës së parë. Prapëseprapë, madje dhe krahas karakteristikave shumë të mira dhe çmimit jo të lartë, tregu kishte mungesë për një pajisje që do të mbulonte segmentin e tregut me kërkesa më të ulëta. Për këtë ndryshim pritej që Microsoft të ulte pragun e kërkesave dhe të mundësoj Windows Phone të punoj edhe në Lumia 610, i cili vjen me procesorin që punon në 800 MHz dhe që ka 256 MB memorie, për të cilën gjë edhe u publikua arna për Windows Phone SDK që mundëson testimin në emulatorin e ri.

Nokia Lumia 610 punon me ndihmën e procesorit të përmendur në 800 MHz, telefoni ka 256 MB memorie punuese, 8 GB depo për të dhëna, LCD ekranin 3.7” me rezolucionin 480 x 800, kamerën prej 5 megapiksel dhe baterinë prej 1300 mAh në krejtësisht 120 gram sa është masa e pajisjes.

Siç flitet, Windows Phone punon shumë mirë edhe në Lumia 610, që do të bëj të lumtur ata që për 150 euro dëshirojnë të kenë një telefon të mrekullueshëm. /Telegrafi/