Telegrafi

Nokia Lumia 1520, një fablet i fuqishëm që debuton në tetor

Dhe falë këtyre detajeve të publikuara tashmë dihen të gjitha karakteristikat e fabletit Lumia 1520. Të njëjtat sot edhe një herë më shumë i ka publikuar llogaria e famshme @evleaks.

Sipas cicërimave të reja të @evleaks edhe një herë konfirmohet se ekrani i fabletit të Nokia-së do të jetë me diagonalen prej 6 inç, si dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Nokia Lumia 1520 thuhet se do të mbështetet nga procesori i fuqishëm Snapdragon 800 SoC me 2GB RAM.

Për më shumë, përdoruesit e fabletit të Nokia-së do të mund të zgjedhin ndonjërin nga opsionet për memorien, 16 apo 32GB, apo ta zgjerojnë atë deri në 64GB.

Kamera e Nokia Lumia 1520 thuhet se do të vijë me 20MP me teknologjinë PureView, ndërsa ngjyrat aktuale në dispozicion përfshijnë edhe versionin e fabletit në të bardhë, të zezë, dhe të verdhë. Debutimi i fabletit në treg do të bëhet më 22 tetor. / Telegrafi /