Telegrafi

Nokia lider i tregut në Afrikë dhe LM

Në fakt, në tregjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, Nokia thotë se  mban 51 për qind të tregut, me modelet e ndryshme të telefonave të lirë të cilët i ofron.

Shifrat e reja të publikuara së fundmi nga Gartner Research shfaqin kompaninë Nokia si lider të tregut në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, për shitjen e telefonave të mençur dhe atyre modeleve të cilët kushtojnë më lirë.
Edhe pse edhe në këto tregje, përdoruesit më së shumti preferojnë modelet si iPhone dhe BlackBerry, ata megjithatë blejnë një telefon Nokia.
Raporti i Gartner edhe njëherë e konfirmon se Nokia ka arritur të shesë më së shumti telefona mobil, në këto vende. / Telegrafi /