Telegrafi

Nokia lanson modelin X7

Për më shumë, ky është telefoni i parë i Nokia’s i cili përmban ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç.

Përveç ekranit të ndjeshëm Amoled, modeli i ri i telefonit Nokia X7 posedon edhe rezolucion me 640 x 360 piksel në Corning Gorilla Glass, si dhe 8GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet përmes mikro kartelës SD e cila  vjen me 32GB hapësirë shtesë.

Modeli i ri X7 posedon edhe kamerën me 8 mega-piksel, e cila ka dy LED ndriçues, mundësinë për incizim të videos në 720p, ndërsa aty është edhe lidhja 802.11 b/g/n WiFi, si dhe porti 3.5mm për audio. Çmimi i Nokia X7 ende nuk është bërë i ditur. / Telegrafi /