Site icon Telegrafi

Nokia lanson modelin N8 Pink

Përveç ngjyrës, Nokia N8 Pink ka edhe disa karakteristika të ngjashme me modelin original të këtij telefoni, Nokia N8.

Për ata që nuk e dinë, Nokia N8 posedon kamerën e fuqishme me 12MP Carl Zeiss, ndriçuesin nga Xenon, si dhe opsionin për incizimin e videos në HD në 720p, plus portin HDMI.

Ky model posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, me rezolucion 640 x 360, si dhe memorien e integruar me 16GB, pa përfshirë edhe microSD. / Telegrafi /
 

Exit mobile version