Telegrafi

Nokia humb para, mund të dështojë

Sipas një raporti të publikuar nga Reuters, në gjashtëmujorin e fundit, Nokia ka humbur rreth 2 miliardë euro. 

Në krahasim me pesë vitet e kaluar, Nokia’s i mungojnë 10 miliardë dollarë, mirëpo prej asaj kohe e deri më sot, shumë gjëra kanë ndryshuar, e këto ndryshime kanë ardhur kryesisht nga konkurrentët e kompanisë. 

Sipas parashikimeve, në dy vitet e fundit Nokia mund t’i humb të gjitha paratë, ndërsa edhe analizat tjera thonë se në nëntë muajt e ardhshëm rezultatet financiare do të jenë negative. 

Për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë, Nokia do të mund të shesë patentat e saj tek Microsoft, apo të heq dorë nga telefonat e saj të thejshtë, për tu fokusuar vetëm në telefonat e mençur të cilët bazohen në Windows Phone. / Telegrafi /