Telegrafi

Nokia Glee prezantohet në nëntor

Dhe tani me sa duket, Nokia ka plane për të kapitalizuar më shumë nga linja e këtij telefoni, duke sjell edhe modele të reja, me specifika të reja shtesë, krahasuar me ato që janë në Lumia 520.

Tani është thënë se Nokia do ta pasojë këtë model me lansimin e modelit të ri të telefonit Lumia 929, i cili në treg do të paraqitet gjatë muajit nëntor.

Mirëpo, ky nuk do të jetë modeli i vetëm i cili do të paraqitet në treg gjatë muajit nëntor, sepse thuhet se Nokia është duke u bërë gati ta lëshojë edhe modelin tjetër, Nokia Lumia 525 në treg, dhe këtë model thuhet se ka vendosur ta quajë Glee.

Më herët, Tom Warren e pati konfirmuar se Nokia Glee do të jetë një model mesatar i telefonit i fokusuar në muzikë, dhe për platformën mobile të Microsoft, Glee do të jetë edhe më i rëndësishëm sesa Nokia 1520. / Telegrafi /