Telegrafi

Nokia E7 porositet paraprakisht në Finlandë

Telefoni i mençur me mbështjellës metalik tanimë mund të porositet paraprakisht në Finlandë, por dërgesat e tij nuk do të fillojnë deri në shkurt.

Nëse doni të jeni në mesin e pronarëve të parë të Nokias E7 qysh tani mund ta porosisni telefonin tuaj.

Versionet e zeza dhe të bardha të telefonit ofrohen me çmim prej 600 eurosh. Dërgesa do t’u kushtojë edhe diku në mes të 8 e 16 eurosh, varësisht nga dërgesa standarde apo ekspres që do të zgjidhni.

Lajmi i keq për Nokian është se gjatë shkurtit e tërë bota do të pres numrin e madh të paralajmërimeve që po vijnë për panairin MWC dhe se pas shpenzimeve për festa blerësit janë mbetur me xhepa bukur të thatë. /Telegrafi/