Telegrafi

Nokia E7 arrin edhe në SHBA

Siç edhe dihet, Nokia E7 u paraqit në tregun evropian gjatë muajit shkurt, ndërsa tani i njëjti është në dispozicion për amerikanët e paktë të cilët e përdorin këtë markë për telefonin e tyre mobil.

Për të gjithë ata që kanë harruar, Nokia E7 posedon ekranin AMOLED të ndjeshëm në prekje me 4 inç, tastierën rrëshqitëse QWERTY, si dhe kamerën me 8 mega-piksel e cila mund të incizojë video Full HD në 720p.

Specifikat tjera të cilat i posedon ky telefon i mençur i Nokia’s, përfshijnë edhe HDMI, GPS, 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth 3.0, mikroUSB, baterinë me 1200 mAh, si dhe 16GB memorie të integruar. / Telegrafi /