Telegrafi

Nokia e para për Windows Phone

Sipas Strategy Analytics, Nokia sot kryeson listën e prodhuesve me telefona që bazohen në sistemin operativ Windows Phone, së paku për tremujorin e fundit të vitit 2011.

"Dërgesat globale të telefonave mobil që bazohen në sistemin operativ të Microsoft janë rritur për 36 për qind, për të arritur në 2.7 milion njësi të shitura në Q4 2011," thanë analistët e Strategy Analytics në një deklaratë.

Sipas raportit, Nokia ka shitur rreth 900,000 telefona me Windows Phone, në krahasim me 1.8 milionë pajisje sa janë shitur nga të gjithë prodhuesit e tjerë për tremujorin e fundit në vitin 2011. / Telegrafi /