Telegrafi

Nokia e padit Apple, thotë se iPhone përdor shumë nga zbulimet e saj

 

Nokia ka njoftuar se e ka paditur kompaninë Apple mbi shkeljet e pretenduara të patentave në SHBA dhe Evropë.

Të dy kompanitë e mëdha të teknologjisë tashmë kanë një marrëveshje për disa prej patentave, por jo për të gjithat me sa duket.

Nokia është duke pretenduar se Apple ka refuzuar të paguajë licenca për patentat e lidhura me shumë prej pajisjeve të Apple, të cilat kjo e fundit i përdor edhe sot.

Nëpërmjet investimeve tona të vazhdueshme në kërkime dhe zhvillim, Nokia ka krijuar ose kontribuar në shumë prej teknologjive themelore që përdoren në pajisjet e sotme mobile, duke përfshirë produktet e Apple. Pas disa viteve të negociatave duke u përpjekur për të arritur marrëveshje për të mbuluar përdorimin Apple rreth këtyre patentave, ne jemi tani duke marrë masa për të mbrojtur të drejtat tona, ka thënë Ilkka Rahnasto, drejtuesi i biznesit të patentave të biznesit Nokia.

Nokia tani është duke marrë veprime ligjore kundër Apple dhe ka ngritur padi në gjykatat rajonale në Dusseldorf, Mannheim dhe Mynih në Gjermani dhe Gjykatën e Rrethit SHBA për Qarkun Lindor të Teksasit.