Telegrafi

Nokia e blen Alcatel-Lucent

Marrëveshja e vë Nokia’në në një pozitë të mirë për të konkurruar për vendin e parë në tregun e rrjeteve mobile, ku Ericsson është aktualisht udhëheqës.

Kjo është blerja e parë nga Nokia prej kohës kur kompania finlandeze e kishte shitur njësinë e saj të telefonave mobil tek Microsoft për 4.9 miliardë funta, pas disa viteve të humbjeve operative.

Një javë më parë, Nokia njoftoi për interesin e tij në shitjen e shërbimit të hartave HERE dhe të gjitha patentat e saj të hartave dhe teknologjive që lidhen me ato. (Telegrafi)