Telegrafi

Nokia do të rikthehet, në Android?

Megjithatë, emri i telefonave të kompanisë finlandeze mund të mos jetë Nokia, kur dihet se sipas marrëveshjes me Microsoft, emri i Nokia’së nuk mund të përdoret nga kompania evropiane për telefona të mençur mobil edhe për më shumë se 10 vjet.

Sipas burimeve të një medium kinez thuhet se ekipi i zhvilluesve në Nokia është duke punuar në modelin e ri të telefonit, N9, që do të bazohet në Android, edhe pse i njëjti sigurisht se nuk do ta ketë as emrin e as logon e kompanisë Nokia.

Nokia N9 ka qenë një telefon interesant në të kaluarën, i cili është bazuar në sistemin operativ të kompanisë, të quajtur MeeGo OS, që dukej si një version i thjeshtë i Android’it të sotëm. (Telegrafi)