Telegrafi

Nokia do të fillojë të paguajë për Windows Phone

Microsoft kishte rënë dakord që ta paguante kompaninë Nokia me 1 miliardë dollarë në vit me pagesa tremujore të ndara me nga 250 milionë për shkak të përdorimit të platformës mobile Windows Phone të Microsoft. 

Por tani duket se ka ardhur koha që edhe Nokia të fillojë me pagesa ndaj Microsoft.

Nokia obligohet të paguajë tarifa ekskluzive ndaj Microsoft për përdorimin e Windows Phone, dhe sipas Nokia’së, detyrimi i tyre për Microsoft tani është më i madh se shuma e mbetur që Microsoft duhet t’ia paguajë prodhuesit të dytë më të madh të telefonave mobil në botë, kompanisë Nokia. / Telegrafi /