Telegrafi

Nokia dhe HTC modele me dy kartela në WP8

Dhe për tu përgjigjur ndaj këtij trendi, disa nga prodhuesit e telefonave në platformën mobile të Microsoft, Windows Phone 8 janë duke planifikuar të debutojnë me modele të telefonave të mençur të cilët ofrojnë mundësinë e funksionimit me dy sim-kartela.

Më saktë, janë Nokia dhe HTC dy nga kompanitë e mëdha prodhuese të telefonave të cilat janë duke përgatitur modelet e reja të telefonave të njohur me shtesën Dual-SIM, dhe të cilët për dallim prej rivalëve në Android, do të bazohen në Windows Phone 8.

Sipas burimeve të një blogu aziatik thuhet se në modelet e reja të telefonave të tyre, Nokia dhe HTC do ta integrojnë edhe funksionin e ri të quajtur SIM Standby, që do të thotë se kur njëra sim-kartelë është në funksion, tjetra bëhet jo-aktive.

Edhe pse ende nuk dihet se për cilat modele të telefonave bëhet fjalë, @evleaks më herët kishte cicëruar se Nokia Lumia 720 me dy kartela është në përgatitje për lansim në treg, ndërsa për modelin e HTC-së ende nuk dihet asgjë.

M 22 tetor, Nokia ka paralajmëruar ngjarjen e saj mediale në të cilën besohet se do të lansojë modelin e shumë-pritur të telefonit, Nokia Lumia 1520, bashkë me modelet dhe pajisjet tjera ndër të cilat mund të jetë edhe modeli i telefonit të ri Lumia me dy kartela. / Telegrafi /