Telegrafi

Nokia C1 në Android vjen vitin e ardhshëm!

Kompania finlandeze mund të depërtojë sërish në tregun global të telefonave mobil, pas kalimit të një klauzole e cila ia pamundësonte këtë gjë më herët, si pasojë e shitjes së njësisë së saj mobile tek Microsoft.

Dhe pasi Nokia fillimisht e kishte mohuar një gjë të tillë, tani është CEO i kompanisë finlandeze ai i cili tha se ne në fakt duhet të presim deri në vitin e ardhshëm për të parë disa modele të reja të telefonave nga Nokia.

I pari prej tyre mund të jetë C1, për të cilin është thënë se do të bazohet në sistemin operativ Android.

Në foto shihet një prototip i telefonit nga Nokia, për të cilin mediat sugjerojnë se është modeli C1 në Android.