Telegrafi

Nokia bëhet gati me Nokia 900?

Thashethemet për modelin e ri të telefonit Nokia me Windows Phone, përkatësisht Nokia Ace, i cili pritet të emërtohet Nokia 900, kishin filluar para pak kohësh, mirëpo tani Nokia 900 është paraqitur në një video zyrtare nga kompania finlandeze.

Në videon e lëshuar gjatë ditës së sotme shihet qartë modeli i ri i telefonit Nokia Windows Phone, ndërsa me sa duket, ky model do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 ose 4.3 inç.

Edhe pse ende nuk dihet nëse ky është pikërisht Nokia 900, por pasi që ky është modeli më i përfolur i Nokia’s, atëherë ka shumë mundësi që atë ta shohim së shpejti në treg. / Telegrafi /