Telegrafi

Nokia anulon lansimin e Nokia 600

Mirëpo, tani mediat kanë marrë lajmin se Nokia do ta anulojë prodhimin e modelit Nokia 600.

Të gjithë ata që kanë harruar karakteristikat e modelit të anuluar, Nokia 600, duhet përmendur se ky telefon do të paraqitej në treg për një çmim prej 180 eurove. Procesor me 1GHz, kamerë me 5 mega-piksel, teknologji të pagesave NFC, Bluetooth dhe shumëçka tjetër.

Mirëpo, tani duket se Nokia është duke u fokusuar në pajisje tjera mobile, ndërsa në deklaratën e saj lidhur me Nokia 600 është thënë “ne kemi vendosur që mos ta lansojmë modelin Nokia 600, ndërsa do të mundohemi t’i ofrojmë tregut, pajisjet më të mira në treg”.

Me siguri se Nokia tani do të vendos që të lansojë një model të ngjashëm të telefonit, mirëpo me sistemin operativ Windows Phone 7, me çmim të njëjtë. Por kjo do të merret vesh në ndërkohë. / Telegrafi /