Deri më sot kemi parë shumë modele të reja të telefonave Nokia në Kongresin Botëror Mobil, dhe këto modele përfshijnë Nokia 6 dhe Nokia 8 Sirocco. Ndërsa tani në internet janë shfaqur informacione të reja lidhur me Nokia 9, i cili me sa duket do të debutojë këtë vit në treg.
Më herët është folur për Nokia 9, pajisja do të vijë me kamera tejet të avancuara që mund të përfshijnë dy kamera të përparme për selfie dhe një kamerë të pasme shumë cilësore.
Tani, sipas një raporti të ri medial thuhet se Nokia 9 do të vijë me procesorin e Qualcomm Snapdragon 845. Më pas është folur edhe për 6GB RAM ose edhe më shumë. Ekrani i pajisjes së re nga Nokia thuhet se do të vijë me diagonalen prej 5.7`”.
Nokia 9 pritet të vijë në tetor, ndërkaq Nokia thuhet se do të sjell edhe Nokia 8 Pro.