Telegrafi

Nokia 800, prezantohet nesër?

Njëri prej modeleve më të të përfolur për tu prezantuar nesër është pikërisht Nokia 800, për të cilin, siç është thënë edhe më parë do t’i ngjajë shumë modelit Nokia N9.

Blogu i njohur, “The Next Web” tani ka publikuar disa pamje të modelit të ri të telefonit të mençur Nokia 800, i cili me të vërtetë duket ngjashëm me Nokia N9.

Për më shumë, thuhet se Nokia 800 do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, sistemin operativ Windows Phone 7.5 Mango, ndërsa ky model do të vijë në ngjyra të ndryshme, si të zezë, rozë, dhe të kaltër./ Telegrafi /