Telegrafi

Nokia 703 me WP7, vjen në fund të muajit?

Madje, në gjë e tillë pritej të ndodhte edhe më shpejtë, duke e marrë parasysh fuqinë e partnerëve të cilët do ta prodhonin një model të tillë. Bëhet fjalë për gjigantët si Nokia dhe Microsoft.

Lansimin e modelit të ri të telefonit të Nokia’s, i cili kësaj radhe është më ndryshe, pikërisht për shkak të sistemit të ri operativ, e ka konfirmuar WMPoweruser, të cilët madje e kanë pasur mundësinë të marrin pamjet e para të modelit të ri të telefonit të mençur, Nokia 703.

Sipas raportit të tyre, Nokia 703 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.7 inç, ndërfaqe LCD, si dhe rezolucion prej 480 x 800 pikselëve.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 5MP, mundësinë e incizimit të videos në 720p, 8GB hapësirë të brendshme dhe 512 RAM.

Data e mundshme e lansimit të këtij modeli pritet të jetë 27 shtatori. / Telegrafi /