Telegrafi

Nokia – 2 milionë telefona me WP7

Njëri nga modelet e telefonit i cili është përmendur kohëve të fundit është prototipi i quajtur Sea Ray, me 16GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave.

Përkatësisht, bëhet fjalë për telefonin mobil i cili është një variant i Nokia N9, me ekran të ndjeshëm në prekje me 3.9 inç, teknologji AMOLED, si dhe procesorin e Snapdragon, me butonat e navigimit për Windows Phone 7.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë datë apo çmim të modelit të parë të telefonit Nokia me WP7. Analistët thonë se me këtë hap, Nokia do të mund ta zërë trendin dhe të rris pjesëmarrjen e saj në tregun e telefonave mobil. / Telegrafi /