Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore, duke e lënë atë të paaftë për punë, pasi u sulmua dhunshëm
JonathanAnabel 24-vjeç, ishte nokautuar me vetëm një grusht, duke mbetur i shurdhër në njërin vesh, kur u sulmua brutalisht nga dy burra në Durham, transmeton Telegrafi.
Aktivistët anti-dhunë, kanë deklaruar se jeta e Jonathan është shkatërruar për shkak të një veprimi të “panevojshëm”, derisa kishte dalë në qytet të kënaqet.
Ai tani është papunë dhe duhet të jetoj me lëndimet tronditëse në fytyrë që i ka pësuar, dhe me humbjen e dëgjimit të shkaktuar nga sulmi brutal. /Telegrafi/