Site icon Telegrafi

Nokauton 20-vjeçaren dhe ia vjedh çantën – kamerat e sigurisë filmojnë hajnin dhe sulmin në Rumani (Video, +18)

Kamerat e sigurisë brenda një ndërtese kolektive, ka filmuar momentin kur një vajzë nokautohet me gjakftohtësi nga një burrë që e godet në fytyrë dhe e rrëzon në tokë pavetëdije, e në fund ia vjedh çantën.

Videoja e filmuar në Alba lulia në pjesën qendrore të Rumanisë, shfaq 20-vjeçaren e cila sulmohet brutalisht derisa po priste ashensorin në korridor, transmeton Telegrafi.

Fillimisht burri futet në korridor, dhe pa u menduar dy herë e godet në fytyrë vajzën e cila nga goditja e fuqishme rrëzohet në tokë. Dhe pa humbur kohë ai i afrohet për t’ia vjedhur gjërat me vlerë që i kishte në çantë.

Mediat rumune raportojnë se sulmuesi është arrestuar nga policia, dhe atë fal filmimeve të kamerave të sigurisë, kur viktima ka pësuar lëndime trupore, megjithatë gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version