Telegrafi

Nokautohet edhe gjyqtari – Brock Lesnar e kap atë me vetëm një dorë dhe e fut sërish në ring

Brock Lesnar është tashmë i njohur për forcën që e posedon, derisa atë e ka shfaqur edhe në meçi kundër John Cenas.

Ka disa arsye të mira se përse Lesnar është një ‘bishë’ në WWE, derisa njihet si një sportist i frikshëm dhe një ish-kampion.

Kur ai ishte rikthyer në sportin që më shumë është shfaqje televizive se sa që bëhen gjërat në të vërtetë, Lesnar e kishte nokautuar John Cenan dhe të njëjtën kohë gjyqtarin Charles Robinson.

‘Bisha’ e Smackdown e kishte kapur më pas gjyqtarin me vetëm një dorë dhe e kishte rikthyer në ring.

Lesnar e kishte humbur meçin ndaj Cenas, që ishte shpallur kampion në vitin 2012 dhe e kishte dominuar WWE-në për disa vite radhazi. /Telegrafi/