Telegrafi

Nokauti më me stil që keni parë: Prochazka u tregua tejet brutal ndaj Reyes

Jiri Prochazka prodhoi një nokaut mahnitës ndaj Dominick Reyes në ngjarjen kryesore të UFC Vegas 25.

Me 4 minuta dhe 29 sekonda në raundin e dytë, luftëtari nga Republika Çeke e mposhti Reyesin me një goditje të egër me bërryll.

Reyes e uli kokën e tij ndërsa goditi pjesën mbrojtëse të oktogonit, me gjyqtarin Herb Dean që reagoi menjëherë.

Presidenti i UFC-së Dana White shpërndau pamje nga një kënd tjetër, dhe duket edhe më brutal.

Reyes ishte i palëvizur për një periudhë të shkurtër para se të mposhtej përfundimisht, me Prochazka duke kontrolluar se si ishte.

Çeku tani është në një seri të çmendur prej 10 nokautesh radhazi. Në nëntë vjet në MMA, ai ka nokautuar 25 nga 28 kundërshtarët e tij dhe shumë po e kërkojnë atë të sfidojë për titullin e peshave të rënda në të ardhmen e afërt.

Natën e kaluar, ai mblodhi një shtesë prej 100,000 dollarë, e në të ardhmen duket se do të kërkojë fitime më të mëdha. /Telegrafi/