Boksieri indonezian Hero Tito (29-17-2) ka vdekur në moshën 35-vjeçare pasi pësoi një humbje me nokaut gjatë një lufte për titullin kombëtar.
Tito, emri i të cilit është Heru Purwanto, ra në koma pasi humbi nga James Mokoginta më 27 shkurt në luftën e tyre për titullin indonezian në peshën e lehtë.
Tito ishte në koma për disa ditë, më pas u shpall i vdekur tragjikisht të enjten, më 9 mars.
Ai ishte i martuar dhe la pas dy vajza të moshës 13 dhe 5 vjeç.
Tito humbi vetëdijen pasi pësoi një goditje të fortë nga James Mokoginta në raundin e shtatë të meçit në Holywings Club në Xhakarta dhe ishte një revansh pas ndeshjes së tyre të parë në 2015, të cilën Tito e fitoi me vendim të gjyqtarëve.
Every time a fighter steps in the ring, they do so knowing it could be their last time. The boxing fraternity has lost another member. Rest in love Hero “The Lion” Tito 🙏🏾❤️🕊 pic.twitter.com/UVPI4TuUN0
— Lennox Lewis, CBE, CM (@LennoxLewis) March 9, 2022
Luftëtari i ndjerë u bë profesionist në vitin 2004. Ndër emrat me të cilët luftoi ishin Ik Yang, Will Tomlinson dhe Jamshidbek Najmitdinov./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=347&v=CnJlvxQ5h_A&feature=emb_title&ab_channel=ShortsGlobal