Site icon Telegrafi

Noka: Sipërfaqet me kanabis të pesëfishuara

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka ka ironizuar deklaratat e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri sa i takon luftës kundër narkotikëve.

“Ky që del në televizion dhe kur një mace kalon në rrugë, sot nuk tha asnjë fjalë për pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis për një vit. Zëri i ka ikur që kur u sekuestruan 23 tonë kanabis në Vlorë”, ka thënë Noka.

Sipas tij, “sipërfaqja e pesëfishuar me drogë e konfirmuar me zë dhe me figurë nga Guardia di Finanza dhe asnjë trafikant i arrestuar është bilanci i qartë sa s’ka asnjë përdredhje alla Tahirçe që ta fshehë e ta tjetërsojë”, raporton TCH.

“Mediat prestigjioze europiane kanë dhënë alarmin e Shqipërisë së kthyer në kanabistan. Je bërë turpi i Europës dhe vazhdon shkon në zyrë. Largohu sa më shpejt, revolta e popullit do të jetë e hidhur për ty dhe Ramën tënd”, përfundon Noka reagimin e tij.

Exit mobile version