Çiljeta befason në studion e Çanit, ja kirurgu që i zvogëloi gjoksin nga 6 në 3Ai do fliste sot, do tregonte gjithçka ndodhi në Prishtinë, por me sa duket impenjimet muzikore e kanë mbajtur larg studios së emisionit “Zonë e Lirë”.
Mungesa e Noizyt duket se nuk i ka pëlqyer as moderatorit Arian çani, i cili në një bisedë me këngëtaren Çiljeta Xhilaga u shpreh: “S’më erdhi dreqi”.
Kureshtjen e tij për gjendjen e Noizyt e shuan Çiljeta e cila ishte edhe një mesazh inkurajues pas sherrit mes tij e Cozman në Prishtinë. Ndonëse e quajti Noizyn vëlla, Çiljeta apeloi t’i jepet fund sherrit, pasi sipas saj të gjithë janë djem nënash.
Çani: More vesh vesh për Noizyn?
Çiljeta: Është si kokrra e mollës
Çani: S’më erdhi dreqi…
Çiljeta: Kishte disa impenjime muzikore
Çani: Keni komunikuar?
Çiljeta:Po nuk i shkruajta vëllait tim, kujt do t’i shkruaj. Ishte ngjarje që s’është mirë të ndodhte..Shyqyr zotit ishte me kaq. Të zënë mend, se janë të gjithë djem nënash. Jeta është e gjatë dhe e bukur…
Çani: A e pe videon, farë bëri Noizy me grushta
Çiljeta: Noizyt me duar s’ja del njeri, gangsterllëku s’tregohet me armë, por me duar..